Ditën e sotme zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar dhënien e një tenderi 3.4 milionë euro nga bashkia e Tiranës, drejt e në xhepin e vëllait të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.
Fitues i tenderit me objekt sigurinë në shkolla (“Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë , është zhvilluar në datën 24 dhjetor 2019 nga Bashkia Tiranë dhe është shpallur fitues bashkimi i kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” shpk me përfaqësues kryesor në tender kompaninë “Global Security”.
Zhupa ka deklaruar se kjo ka ndodhur jashtë kritereve ligjore, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit.
Malaj, i njohur edhe si gardisti i “Grupit të Zjarrit” të 21 Shtatorit, u zgjodh kryebashkiak i Matit me kandidimin nga Rilindja dhe i kaloi në pronësi të vëllait Fatos Malajt, kompaninë “Global Security”, duke i hapur rrugë të paracaktohet si fituese tenderash në institucionet publike.
Zhupa ka deklaruar se referuar regjistrit kombëtar të licencave, rezulton se asnjë nga kompanitë nuk përmbushin kriteret e vendosura në tender. Konkretisht kompania “Global Security” disponon licencë të kategorisë 1.3.A të vitit 2016, kompania “Port Construction” shpk disponon licencë të kategorisë 1.3 A të vitit 2017, ndërsa kompania “Elektrosek” nuk disponon asnjë licencë të kategorisë 1.3.A. Rrjedhimisht asnjë nga kompanitë nuk duhet të pranoheshin në konkurrim dhe jo më të shpalleshin fitues.
Ajo është shprehur: