Djaloshi vjedh Playstationin nga salla dhe e ndërron me të tijin, pronarit i ikën mendja: Ke afat deri në darkë ta kthesh mbrapsht!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.01.2020, 15:57

Një tjetër rast vjedhje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme.

Pronari i një salle Playstationi në zonën e "21 Dhjetorit" në Tiranë, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shkruan se një adoleshent i ka vjedhur një playstation 4 me vlerë 450 euro, duke e ndërruar me të vetin.

Ai ka dërguar edhe një video, ku shihet momenti kur i riu, i veshur me një kostum sportiv dhe me kapuç në kokë, nxjerr nga çanta playstationin e tij, e vendos mbi tavolinë dhe merr playstationin e biznesit në fjalë, e fut brenda çantës së shkollës dhe më pas largohet me vrap nga salla.

Denoncuesi shprehet se adoleshenti ka lënë userin e tij në Playstation e këmbyer, me mbiemrin e tij "Glloga".

Ai ka një apel për të riun ,duke e paralajmëruar ta dorëzojë playstationin e vjedhur deri në darkë, në të kundërt do ta denoncojë rastin në polici.

Mesazhi plotë:

Pershendetje joq nje tjeter vjedhje nga minoren me ka ndodh sot,kesaj radhe ka vjedh playstation 4 me vlere 450€ e ka nderuar me ate te vetein qe ka pas ne cante,por ai i veti ka ende userin me mbiemrin e vet “Glloga”nqs mundet doja ti coja nje mesazh me afat deri ne dark te vi me ps4 dhe te atin te paraqitet para se ta denoncoj I them ati hajdutit me mbiemer Glloga qe ka kohe deri sot ne dark te vi me te atin e vet dhe playstation 4 qe vodhi te 21 perpara se ta dencoj ne polici !!! Flm nqs e publikoni

I njëjti Playstation ra pre e një vjedhjeje tjetër gjatë muajit nëntor, ku dy fëmijë vodhën levat e playstationit, me vlerë 160 mijë lekë të vjetra.

Denoncimi i muajit nëntor:

Pershendetje joqalbani doja te ndaja nje vjedhje me ju qe ka ndodh sot te 21 dhjetori,ne dukje 2 femije 13-16 vjeç po demi qe ben pas lojes me playstation esht 16.000 lek te rrinj(moren levat e playstation 4)qe kushtojne 8.000 lek te rrinj secila!!!!te gjitha keto nje burri pensionist 70 vjeç!!!doja tu coja llaf atyre te dyve se kishin tel dhe do e lexojn,deri ne oren 12 te dites se merkure kan kohe ti sjellin ose do ti coj videon ne polici dhe do ti denoncoj!!!Shyqyr kemi ju joq se policia e ka mendjen te bejn cubat neper lokalet e lagjeve....deri ne 12 neser çuna!!!flm joq

Pas publikimit në redaksinë e JOQ Albania, të rinjtë i kthyen mbrapsht levat dhe kërkuan ndjesë.

Kjo gjë u bë me dije nga vetë pronari i Playstationit i cili dërgoi një mesazh sërish, ku shkruante:

Joq respekte cunit i solli dhe kerkoi ndjes,mesa duket ideja juaj si faqe funksionoi e drejta vajti ne vend! Faleminderit juve dhe cunit qe kuptoi situaten dhe zgjodhi rrugen e duhur!!! As pak lek qe i ofrova nuk i pranoi. Kerkesa e tij ishte nese mund te fshihej video se e ka vrar tashme mjaftushem kjo qe ndodhi."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit