Padyshim që Kylian Mbappe është e ardhmja e futbollit botëror. Sulmuesi francez vijon të dhurojë spektakel me paraqitjet e tij me fanellën e PSG-së.
21-vjeçari, përtej faktit që shënoi mbrëmjen e djeshme kundër Saint-Etiennen në çerekfinalen e Kupës së Francës, tentoi të shënonte edhe një gol fantastik.
Ylli francez tentoi një goditje me stilin “rabona” nga jashtë 16-metërshit, por topi shkoi pak centimetra nga kuadrati i portës.
Mbappe vendosi duart në kokë, pasi nëse topi do të kishte shkuar në rrjetë do të ishte një nga golat më të bukur në historinë e futbollit botëror.