Tensioni i krijuar ditët e fundit mes Iranit dhe SHBA po ndikon edhe te njerëzit e thjeshtë. Njëri prej tyre është edhe futbollisti i Ajaxit, Sergino Dest.
19-vjeçari amerikan kaloi këtë sezon në ekipin e parë dhe po i jepen minuta për të treguar vlerat e tij.
Mbrojtësi i djathtë, i cili debutoi me kombëtaren amerikane në shtator, është detyruar të largohet nga faza përgatitore.
Ajax po zhvillon fazën përgatitore në Katar dhe lajmi është publikuar nga sajti zyrtar i klubit.
Dest nuk është ndjerë mirë dhe rehat, teksa ka vendosur të largohet prej andej.
Tensionet politike mes shtetit të tij dhe Iranit ia kanë prishur humorin dhe mbrojtësi ka vendosur të ndërpresë përgatitjet për fazën e dytë të sezonit.