Ajo që diskutohej prej muajsh dhe u aludua gjatë mesazhit të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë për Krishtlindje u vërtetua. Duka dhe Dukesha e Sussex Princi Harry dhe Meghan, njoftuan tërheqjen e tyre nga roli i lartë mbretëror dhe ndarjen e kohës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Pallati Buckingham, çifti tha se "synon të formësojë një rol të ri brenda këtij institucioni." Gjithashtu çifti tha se do të punojnë për t’u bërë më të pavarur financiarisht.
Tetorin e kaluar, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan shfaqën publikisht frustrimin dhe vështirësitë që kishin në jetën e tyre si pjesëtarë të familjes mbretërore. Në deklaratën e tyre ata theksojnë se ky vendim erdhi pas disa muaj reflektimi dhe diskutimi të brendshëm.
Në deklaratë thuhet:
Ndarja e tyre me familjen mbretërore u pa gjatë festimit të Krishtlindjes. Çifti kaloi më shumë kohë në Kanada, me djalin e tyre Archie. Ra në se fotografia e tyre mungonte nga tryeza e Mbretëreshës Elisabeta e Dytë gjatë mesazhit tradicional që ajo përcjell për Krishtlindje.
***
Burim: Corriere|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania