JOQ Albania
Home

Marrosi femrat/ Ky yll heq mjekrën dhe pret flokët, nuk e njeh më askush
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/01/2020 7:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prej yjeve të Turqisë, që ka marrë vëmendje dhe për origjinën e tij shqiptare, ka ndryshuar tërësisht paraqitje. Aktori Can Yaman ka hequr dorë nga flokët e gjatë dhe mjekra.

Ky ndryshim drastik në pamjen e tij vjen pasi ai u bë pjesë e shërbimit ushtarak. Berberi i tij ka shpërndarë një fotografi në Instagram dhe fansat janë të shokuar nga ndryshimi.

Komentuesit thonin se është e vështirë të identifikohet Can me paraqitjen e re. Nëse nuk do të ishte emri i tij në fotografi, askush nuk do ta kuptonte se është aktori aty.

Can është një prej yjeve të filmave turk. Kulmin e karrierës e fitoi në vitin 2018-2019 kur ishte protagonist në serialin "Erkenci Kus", sukseset e të cilit kaluan kufijtë.