JOQ Albania
Home

Dua Lipa maskohet dhe imiton veten e saj në supermarket, reagimet e njerëzve janë të papara
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/01/2020 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja Dua Lipa ka zgjedhur që të bëhet pjesë e një loje, me qëllim që të shohë reagimin e njerëzve të tjerë. Në bashkëpunim me moderatoren Ellen dhe shkrimtaren e saj, Lauren, Dua ka dalë me flokë të gjata e të kuqe në market duke thënë fjalët e disa prej hiteve.

Ndër to përfshiheshin "New Rules", "One Kiss", "Don’t start now" . Askush nuk e kuptoi që ajo është ylli me famë botërore.

Disa prej njerëzve e shihnin çuditshëm dhe largoheshin, ndërsa një grua iu përgjigj shumë ëmbël duke i thënë: "Më vjen mirë për ty".

Dua Lipa ia doli që të qëndronte në rol dhe të recitonte tekstet muzikore, ndërsa shkrimtarja Lauren, shpesh herë nuk arrinte të mbante të qeshurën. Shikoni videon më poshtë dhe vini re reagimet e njerëzve.

Shumë komentues kanë thënë se kanë qeshur me lot me këto pamje.