Rodrigo Alves, i njohur në të gjithë botën si "Kukulla Ken njerëzore", ka dalë në një deklaratë të papritur. Ai që supozohej të ishte një nga meshkujt më ikonikë, me të cilin janë dashuruar mjaft vajza të vogla në moshë, ka pranuar se është transeksual.
I bërë i famshëm fillimisht nga pjesëmarrja në reality show të ndryshëm, djaloshi, i cili tani preferon të quhet Roddy, shprehet se është shumë i lumtur që më në fund ka mundësinë t'i tregojë gjithë botës se është femër. 36-vjeçarja Roddy do të përfundojë tranzicionin vitin e ardhshëm, kur pritet të bëjë edhe operacionin e organit gjenital.
Ajo është duke përdorur injeksione hormonale, çka e kanë ndihmuar për të formuar gjoksin dhe një bel femëror. 36-vjeçarja, e cila është nga Brazili, por prej vitesh jeton në Londër, tregon se dëshira e tij për t'u kthyer në femër nisi në moshën e adoleshencës, kur filloi të vishte rrobat e së ëmës nëpër shtëpi.
Në shkollë kujton se e bulonin dhe e tallnin pasi trupi i saj prodhonte më shumë progresteron sesa tek meshkujt e zakonshëm. Madje, kjo dyshohet se ka shkaktuar edhe rritjen e gjokseve tek Roddy që në moshë të re.
Ajo tha:
Roddy shton se pavarësisht gjithçkaje, ka qenë bulizmi nga të tjerër ao që e shtyu të jetë ky që është sot dhe të ketë sukses në jetë. Kështu, në moshën 20 vjeçare u zhvendos e vetme në Londër ku edhe u diplomua.
Përpara se të ishte një personazh i njohur televiziv, falë "Big Brother", ajo punoi si stjuardesë në Europë dhe SHBA.
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania