Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Cërrik-Gostimë.
Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, në afërsi të fshatit Gostimë.
Një qytetar ka dërguar edhe një video me pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet i plagosuri që po transportohet me barrelë tek ambulanca.
Sipas dëshmitarit, mjeti ishte duke lëvizur në korsinë e tij, ndërsa burri rreth 50-vjeç, i ka dalë papritmas në mes të rrugës.
Dyshohet se këmbësori i aksidentuar, ka qenë nën efektet e pijeve alkoolike.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të plagosur, ndërkohë ai është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mesazhi i plotë: