“M’u mbush zemra me shpresë”, gruaja nga Tirana rrëfen gjestin emocionues që i riu bëri ndaj burrit në nevojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.01.2020, 20:40

Një qytetare nga Tirana ka ndarë një histori të veçantë me ndjekësit e JOQ Albania, e cila provon se në këtë botë ka ende njerëz zemëmirë, të cilët përkujdesen dhe ndihmojnë personat në nevojë.

Ajo shprehet se teksa ishte duke pritur bashkëshortin e saj poshtë pallatit tek Rruga e Kavajës në Tiranë, pa një mesoburrë me karrocë në dorë, i cili po kërkonte kanoçe në koshin e plehrave.

Më tej, vijon gruaja, një i ri e thërret burrin nevojtar dhe i jep disa të holla.

Gruaja shprehet se burri po dridhej dhe s'po u besonte syve për gjestin që bëri djali i ri ndaj tij dhe nisi të qante.

Më pas, ai s i kapi dorën djalit, duke i kërkuar që t'i tregonte emrin, që ta kujtonte gjithmonë në lutjet e tij.

Sipas dëshmitares, i riu me modesti i tha:

Unë nuk rri këtu, por jetoj në Amerikë."

Ajo tregon se biseda mes tyre zgjati rreth 10 minuta. Gruaja shprehet se pasi u bë dëshmitare e këtij gjesti human, zemra e saj u mbush me shpresë.

Ajo ka dhe një lutje drejtuar Zotit, të cilit i kërkon që të bëjë të mundur ndërtimin e Shqipërisë me njerëz të mirë, sikur ai djali.

Mesazhi i plotë:

Mirembrema JOQ! Teksa po prisja tim shoq poshte pallatit, prane koshave te plerave mu dhimbs nje mesoburre i cili pas shume perpjekjesh duke kerkuar per kanoçe u merzit dhe mori ne dore karrocen e tij per tu larguar. E ne kete moment nje djale i ri e therret e i drejtohet me dosa te holla (nuk e di sa), e te shihje se si u drodh burri i gjore duke mos i besuar syve te tij per xhestin qe djali beri.... e te qarat e tij te gjori nuk u ndalen dhe ia kapi doren djalit duke i thene...te lutem me thuaj kush je dhe nga je...se dua te te mbaj mend sa here te te kujtoj ne lutjet e mia....e djali bujar me modesti i thote – une nuk rri ketu por jetoj ne Amerike....! Vazhdoi biseda rreth 10min me ata te dy e zemra mu mbush me shprese... Zot ndihmona ta ndertojme kete vend me keta njerez te mire!!! Flm".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit