Prej një muaji në ankand, “bisha” rozë e moderatores nuk shitet sepse është shumë e pistë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2020, 12:56

Modelja dhe moderatorja Katie Price nuk e ka shitur dot makinën e saj të tipit "Range Rover" pas arrestimit kur ishte në gjendje të dehur. Ajo e kishte mbushur me të vjella dhe kjo i rrit mundësitë që të mos e blejë askush.

Automjeti është pjesë e marrëveshjes së falimentimit dhe ka dalë në shitje për më shumë se një muaj. Pavarësisht se vlera e makinës arrin në 75 mijë paund, shitet vetëm për 60 mijë paund.

Në muajin nëntor, u raportua se automjeti tip Range Rover ngjyrë rozë ishte në shitje pasi u rivlerësua. Makina doli në një ankand në Essex dhe arriti në servisin e makinave ku la pa fjalë stafin dhe dëshmitarët.

Një prej personave që ishte i pranishëm tha:

Ishte makinë shumë e bukur. Ne nuk e dinim që i përkiste Katie Price, por na e tregoi një prej blerësve. Nuk mund ta besonim sa e pistë ishte…"

Modelja dhe moderatorja 41-vjeçare njihet për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta me ngjyra të forta. Ajo nuk donte që ta shiste "Range Rover"-in, por nuk ia doli që ta ruante.

Që prej vitit të kaluar, Katie Price po përballet me falimentin dhe i premtoi Gjykatës se do shlyejë borxhet përmes marrëveshjeve vullnetare, por duket se makina e shtrenjtë i hoqi një barrë të madhe.

***

Burim: TheSun|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit