I bërë “tapë” për Vitin e Ri dhe me bluzë me mëngë të shkurtra, të riut nga Tirana i merren këmbët në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.01.2020, 16:25

Ardhja e vitit të ri 2020 në Shqipëri u prit me mënyra nga më të ndryshmet.

Ndonëse u propagandua me të madhe se do të ndalohej përdorimi i çdo mjeti piroteknik gjatë festave, mesnatën e djeshëm fishekzjarret ndezën qiellin në të gjitha qytetet e vendit.

Por nuk ishin vetëm fishekzjarrët dhe kapsollat mjetet me të cilat shqiptarët festuan ardhjen e 2020.

Si asnjëherë tjetër, mesnatën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania mbërritën dhjetëra video ku shqiptarët festuan duke qëlluar me kallashnikovë, pistoleta apo pushkë.

Nuk munguan as ata të cilët festën e ndërrimit të viteve u bënë "tapë".

I tillë është edhe rasti i një të riu nga Tirana. Siç shihet dhe në një video të dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, një djalë i ri, i veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra po ecën e dehur në rrugë.

Qytetari që e filmoi thotë se po kthehej në shtëpi rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur hasi në rrugë "ecjen e çuditshme" të të riut, të cilët po i merreshin këmbët.

Ai tregon se fillimisht mendoi se mos ishte ndonjë endacak, por kur e pa nga afër ishte një i ri që e "kishte djeg" gjatë festës duke pirë më shumë seç duhej.

Videoja është filmuar pranë kthesës së Kamzës.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq, ja ca ndodh kur pi shum per vit te ri. Mbreme po festoja mbas ores 12 ,kur po kthehesha per shpi nga ora 4 e mgjesit ky tipi kishte dal ne mest te rruges tek kthesa e kamzes dhe ecte ne mes te rruges. Flm"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit