Shqiptarët vendosin/ Elvis Naçi meriton titullin PERSONAZHI I VITIT 2019

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 17:42

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga mbyllja e këtij viti, JOQ Albania ka shpallur fituesin e titullit "Personazhi i Vitit 2019", i cili u përzgjodh nga votat tuaja në sondazhin e publikuar disa ditë më parë.

Plot 37,837 qytetarë shqiptarë votuan për personazhin e tyre të preferuar nga 13 emrat e përzgjedhur nga redaksia e JOQ Albania, të cilët vinin nga fusha të ndryshme të jetës dhe kanë qenë protagonistë në ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur përgjatë këtyre 12 muajve, duke dhënë kontributin e tyre, secili sipas fushës që mbulon.

Shqiptarët kanë vendosur që titullin "Personazhi i Vitit 2019" e meriton imami dhe bamirësi i mirënjohur, Elvis Naçi, njeriu i cili me punën e tij të palodhshme u ka qëndruar pranë shqiptarëve të varfër dhe spikati këto ditë me kontributin e tij në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti, duke fituar admirimin dhe respektin e qytetarëve.

I votuar nga 16,151 shqiptarë, Elvis Naçi, përmes fondacionit të bamirësisë "Firdeus" që ai drejton, arriti të mbledhë një shifër rekord donacionesh financiare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, prej 10 miliardë lekësh.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë si më i votuari është zgjedhur gazetari patriot Marin Mema me 10,321 vota, i cili ka rifreskuar kujtesën e shqiptarëve. Mema, së bashku me Mario Kepin gjithashtu mblodhën shumë fonde për të prekurit nga tërmeti.

Ndërsa i treti, me 3279 vota, renditet Dilaver Nelaj, i njohur ndryshe si shqiptari me numrin më të madh të protestave individuale në vend. Ai ka dhënë gjithmonë mesazhe të qarta reflektimi për bashkëkombasit e tij shqiptarë, përmes pankartave dhe parrullave,

Renditja e plotë:

1. Elvis Naçi – 16,151 vota

2. Marin Mema – 10,318 vota

3. Dilaver Nelaj – 3279

4. Sadak, qeni i Policisë së Kosovës – 2291 vota

5. Halil Kastrati – 1359 vota

6. Neritan Liçaj – 1190

7. Arbër Hajdari – 880 vota

8. Luljeta Bozo – 780 vota

9. Edi Rama – 693 vota

10. Taulant Kopliku – 423 vota

11. Bebe Rexha – 255 vota

12. Arba Kokalari – 179 vota

13. Lutfi Kastrati – 162 vota

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit