Pamje ekskluzive, del video e plotë e dështimit spektakolar të Policisë së Lleshit në Korçë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2019, 21:49

Detaje të reja dalin në dritë nga dështimi spektakolar i Policisë së Lleshit në Korçë gjatë një aksioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Një video e re ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e cila tregon skenën e pazakontë që ndodhi mu në qendër të Korçës, përballë Katedrales Ortodokse, nga një tjetër këndvështrim.

Në videon e parë nuk dukej qartësisht skena, por në pamjet e reja shihet qartë se çfarë ndodh mes tre efektivëve të policisë dhe personave që dyshohet se janë precedentë penalë.

Siç shihet dhe në video, punonjësit e policisë tentojnë të nxjerrin me forcë nga drejtuesin e automjetit të ndaluar dhe pas disa përpjekjesh arrijnë t'ja dalin.

Mirëpo, drejtuesi i mjetit nuk ndodhej vetëm në mjet, pasi me të ishte edhe një person tjetër.

Njëri nga efektivët ndodhej në derën e pasagjerit dhe thyen xhamin, por tentativa e tij rezulton e pasuksesshme, pasi pasagjeri merr drejtimin e makinës, i jep gaz dhe ia del t'i shpëtojë uniformave blu në mënyrë spektakolare.

Mbase, ky rast për Lleshin mund të cilësohet si sukses, pasi njërin prej personave e arrestuan, por mungesa e profesionalizmit të Policisë lë vërtetë për të dëshiruar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit