EKSKLUZIVE/ Dështimi spektakolar i Policisë së Lleshit, personi me precedentë penalë iu bën ‘zbor kinez’ uniformave blu

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2019, 20:32
"Krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në territorin e Shqipërisë. Krimi i organizuar në Shqipëri po merr goditje të rënda. Po merr goditje nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në gjithë Shqipërinë."

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi mbrëmjen e 11 nëntorit në emisionin "Opinion", në një përpjekje të dëshpëruar për të justifikuar dështimin e strukturave që janë nën vartësinë e tij.

E themi këtë pasi vetëm në muajt e fundit janë kryer një sërë vrasjesh dhe atentatesh që kanë tronditur vendin, ndërsa ngjarjet janë ende të pazbardhura plotësisht dhe autorët enden të lirë.

Dështimin e Policisë së Lleshajt e tregon më së miri edhe një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një skenë e cila mund të haset vetëm në vende të tilla si Meksika, ku bandat "poshtërojnë" policinë.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar nga Korça, punonjësit e policisë nuk mund të kapin dot një person që sipas tij rezulton me precedentë penalë, i cili iu shpëton në mënyrë spektakolare, duke i lënë 'duarbosh'.

Dy punonjës të policisë tentojnë të ndalojnë automjetin, por drejtuesi nuk iu bindet dhe vazhdon të ecë. Me një amatorizëm të theksuar, ata përpiqen të hapin derën e makinës teksa ajo është duke ecur, por dështojnë keqazi, ndërsa drejtuesi i jep gaz mjetit dhe largohet.

Video është filmuar ditën e djeshme në qendër të qytetit të Korçës, përballë Katedrales Ortodokse.

Këto pamje dëshmojnë më së miri deklaratën e mësipërme të ministrit Lleshaj, ku policia vepron me "profesionalizëm" të lartë dhe për t'u patur zili ndaj personave me precedentë penalë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq, Ja dhe policia jon viktime dje ne mes te korces. Personi qe ju iku esht me precedent penal dhe kta vene si amatore ta kapin ai ju iken i le si legena. Video eshte filmuar dje perpara katedrales ne korce. Flm"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit