Tiranë/ I ra xhupi me portofolin brenda teksa po zbriste nga makina, dy të rinjtë e gjejnë dhe e marrin “me stil”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2019, 00:42

Një qytetare nga Tirana, së cilës gjatë një momenti pakujdesie i ra xhupi në rrugë teksa po dilte nga makina me fëmijën e saj në krah, ka bërë një apel në redaksinë e JOQ Albania.

Ajo ka dërguar dy video të marra nga kamerat e sigurisë, ku shihet se xhupi, brenda të cilit ishte një portofol me karta banke, kartë identiteti, patentë dhe 80 mijë lekë, është marrë nga dy persona, një vajzë dhe një djalë, që po kalonin rastësisht në rrugë.

Në njërën nga videot, tregohet momenti kur qytetares i bie xhupi, ndërsa në videon tjetër dy personat marrin xhupin. Një prej tyre fillimisht e hedh me shkelm në trotuar, më pas afrohet, ulet dhe e merr.

Denoncuesja apelon që ata t'ia kthejnë xhupin dhe dokumentacionet përkatëse duke lënë edhe një numër kontakti, pasi në të kundërt do t'i shkojë në fund me të gjitha instancat.

Nëse ata e kthejnë portofolin me kartat brenda, ajo shprehet se do ta tërheqë kallzimin penal në polici.

Ajo tregon se ka pamje të qarta të personave në fjalë dhe se është duke shkuar në komisariat për të denoncuar ngjarjen, e cila ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:35.

Qytetarja thekson se dy personat në fjalë vërtetë e kanë gjetur xhupin në rrugë, por brenda tij kishte një portofol, me kartëvizitë me emër e mbiemër, dhe sipas ligjit ata duhet ta dorëzonin në polici dhe jo ta merrnin.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kam nje video te dy personave qe me kan mar xhupin bashk me portofol dhe me karta banke kart ID dhe patent dhe 80,000 All Jam duke shkuar ke komisariati i policise ne kto momente. Nqs do ma kthejne nr im i tel eshte 0674050644 leket ti mbajne vetem portofolin te kthejne Me mire ti kthejn vet e do e mbyll aty se te jene te sigurt qe do i gjej dhe po i gjeta do i shkoj deri ne fund me te gjitha instancat. Jan nje djal dhe nje vajz. Kam dhe videon me fytyren e plote te dyve. Nuk dua tja jap qe sot se mbase e kthejne, Nqs nuk e kthejne kam kamerat e viles perball ku jam. Jan me pamje te qarte te dy personat do ju ua ve dhe ato ne dispozicion. Ora, data dhe viti ne video nuk jane te apdejtuara ngjarja ka ndodhur sot ne oren 20:35. Do e kthej mbrapsht kallzimin nese ma kthejn portofolin mjaftojn te jene kartat brenda. Ata e kane gjetur ne rruge por brenda kishte nje portofol me emer mbiemer me lek me kartevizit time dhe me cdo gje tjeter dhe sipas ligjit duhet ta dorzojne ne polici dhe jo ta fusin ne xhep e ta marin. Video e pare eshte kur xhupi bie nga makina, ndersa video e dyte kur e marrin dy personat. Faleminderit"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit