U kthye nga emigrimi/ I riu shqiptar ndërmerr nismën e veçantë dhe ka një mesazh për të gjithë bashkëkombasit e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 23:12

Ndotja e mjedisit është një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë, që vijon të kërcënojë shëndetin e qytetarëve.

Në Shqipëri, janë të pakta nismat që ndërmerren për të sensibiluar qytetarët të mos hedhin mbeturinat vend e pavend, por në kosha, të cilët në shuma zona ende mungojnë.

Lidhur me këtë çështje, një i riu nga fshati Hardhi i qytezës së Belshit, ka ndërmarrë një inciativë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, duke i dedikuar një pjesë të kohës së tij, pastrimi të fshatit.

I riu, i quajtur Rimi, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se prej 4 muajsh është kthyer nga emigrimi, ndërsa shpreehet se me aq sa ka patur mundësi, ka bërë të mundur kthimin e fshatit të tij në një vend shumë më të pastër seç ishte më parë.

Përmes kësaj nisme sensibilizuese, Rimi dëshiron që të sensibilizojë të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre për të mbajtur pastër mjedisin, duke mos i hedhur mbeturinat pa kriter dhe në ambient.

I riu ka dërguar edhe disa foto në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon kontributin e tij për të mbajtur pastër ambientin, duke shpresuar se kjo gjë do të shërbejë si shembull edhe për të tjerët.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, quhem Rimi banor i fshatit Hardhia Bashkia Belsh doja te ndaja nje iniciativen time prej 4 muajsh jam kthyer nga mergimi, dhe nje pies te kohes se lir i dedikohem pastrimit te fshatit ku mendoj se kam arritur ta kthej ne nje vend shum te paster sec ishte ,meaq sa kam bredhur neper Shqiperi skam par asnje vend te banueshem kaq te paster nepermjet ketij postimi doja te jepja sadopak kurajo dhe per te tieret qe te impenjohen per vendin ku jetojn duke mos hedhur mbeturina vende pa vend por ta mbajm paster ,sa her qe shkoj ne pun ne mengjes kur e shof aq te paster fshatin ndihem i lumtur krenar, dhe kenaqesi, shpresoj te sherbej si shembull dhe per te tjeret. Faleminderit!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit