JOQ Albania
Home

“Gjinjtë e trazirave”, kush është politikania që shkoi në parlament gjysmë e zhveshur?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/12/2019 8:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk i është dëgjuar ndonjëherë zëri në debatimin e tematikave të rëndësishme të ccështjeve në vend, por emri i deputetes Paulinja Da Silva është mjaft i dëgjuar. Të paktën në Brazil, ku da Silva është edhe politikane.

Ajo shkaktoi debate të shumta për shkak të veshjes me dekolte të hapur gjatë ceremonisë së betimit në parlamentin e Brazilit, në muajin shkurt. “Gjinjtë e trazirave”, shkruanin gazetat, pasi deputetja nga Santa Katarina u shfaq me bluzën shumë të hapur, në vendin ku ka pasur debate të shumta për dhunën ndaj grave.

Deputetja 43-vjeçare, Paulinja Da Silva, nënë e dy fëmijëve tha se kishte dalë dyqaneve për të blerë një veshje enkas për ceremoninë dhe ky i ishte dukur më i përshtatshmi.Ajo i këshilloi debatuesit të merreshin me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi.