Shteti e braktisi kur kërkoi ndihmë një vit më parë, ndërron jetë 113-vjeçarja nga Tepelena

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2019, 21:44

Ka ndërruar jetë në moshën 113-vjeçare një nga gratë më të moshuara në Shqipëri, Mineko Rrapa.

E moshuara nga Tepelena, e cila ishte e sëmurë prej disa vitesh, ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme.

E ndjera nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, pasi një vit ankesa e saj ndaj qeverisë u denoncua në emisionin investigativ "Fiks Fare".

Asokohe, gruaja shekullore shprehej se merrte një pension qesharak prej 56 mijë lekësh të vjetra, para të cilat s'i dilnin as për të blerë ilaçet.

Nënë Mineko kërkonte nga qeveria rritjen e pensionit të saj, por pavarësisht kërkesave të saj shteti s'e vuri aspak ujin në zjarr, ashtu siç po i braktis dhe këtë vit pensionistët, duke u hequr edhe shpërblimin "qesharak" të fundvitit.

Një vit më parë, e ndjera shprehej se këti para i donte vetëm për të blerë ilaçet, ndërsa theksonte se gjithë jetën e saj ka punuar në kooperativë.

Po ma rritën mirë do të bëjnë. Paratë i dua për ilaçe, t’i bëj derman vetes. Kam punuar gjithë jetën në kooperativë. Ato lekë që merrja që atëherë, ato marr tani. S’më dalin për asnjë gjë."

Ndërsa djali i saj u shpreh:

Nëna jonë është 112 vjeçe dhe merr një pension qesharak, 56 mijë lekë të vjetra. Ato lekë s’i dalin as për ilaçe dhe as për gjë. Ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, nga krijimi e deri në fund të kooperativës. Na ka rritur dhe ne, Vitet e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore."

113-vjeçarja u largua nga kjo botë e braktisur nga shteti, për të cilin punoi gjithë jetën e saj.

Thirrjet e kësaj nëne shkuan në vesh të shurdhët, ashtu si edhe kërkesat e të moshuarve të tjerë, të cilat qeveria po i shkel me të dyja këmbët, duke mos i llogaritur fare si qytetarë të këtij vendi e duke i përbuzur në mënyrën më të turpshme të mundshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit