Denoncimi/ “Krimi i madh që po i bëhet xhamisë 400-vjeçare në Gjirokastër, si u vodhën fondet për rikonstruksionin e saj”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.12.2019, 20:43

Një denoncim ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar tregon atë që e cilëson si "krimin e madh që po i bëhet xhamisë 400-vjeçare të Pazarit në Gjirokastër".

Qytetari shprehet se xhamia rrezikon të shembet, pasi ka futur lagështirë dhe kupola me pikturat e saj, janë të mbushura me ujë.

Ai denoncon faktin se fondacioni për rikonstruksionin e xhamisë, i cili ishte 1.5 milion euro, është vjedhur në maksimum.

Sipas tij, punimet janë kryer "shkel e shko", ndërsa në ambientet e objektit të kultit është vendosur një tabelë që tregon xhaminë si 100-200 vjeçare të vjetër dhe jo 400 sa është në të vërtetë.

Më tej, denoncuesi tregon se firma që po rikonstrukton xhaminë, do t'i përfundojë punimet për një javë dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë rregullimet që duhet, me justifikimin se "kanë mbaruar lekët".

Mesazhi i plotë:

Mirembrema te nderuar si jeni? Doja te beje nje postim ne faqen tuaj ne lidhje me nje krim te madh qe po i behet xhamise 400 vjecare te Pazarit Gjirokastër. Xhamia rrezikon te shembet dhe ka futur shume lageshti, kupola me pikturat e saj eshte e gjitha e mbushir me uje, disponoj foto te gjendjes. Fondi per rikonstruksjonin e xhamise ishte 1.5 miljon euro dhe eshte vjedhur ne maksimum. Punimet jane ne nivele shume te keqija, dhe per me teper, kane vendosur nje tabele qe e tregon xhamine 100-200 vjecare dhe jo 400 vjecare. Po ju dergoj dhe fotot, qe tregojne padrejtesite qe jane bere. Do tju lutem te mbetet cdo gje ne anonim se me hapen goxha probleme nese merret vesh. Firma qe qe ndjek punimet do ta dorezoje xhamine per nje jave dhe skane fare ndermend te bejne rregullimet qe duhen, pasi kane mbaruar leket thojne. Faleminderit!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit