SONDAZH: KUSH E MERITON TITULLIN “PERSONAZHI I VITIT 2019”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.12.2019, 15:50

Teksa jemi në ditët e fundit të 2019-s, një vit i cili ka patur mjaft zhvillime të rëndësishme në vend, në të gjitha aspektet e jetës, stafi i JOQ Albania ka krijuar një sondazh online ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar sipas tyre, atë që meriton të quhet "Personazhi i Vitit" për rolin, ndikimin, impaktin dhe kontributin që ka dhënë gjatë 2019-ës.

JOQ Albania ka përzgjedhur 13 personazhe nga fusha të ndryshme të jetës, të cilët kanë qenë protagonistë në ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur përgjatë këtyre 12 muajve dhe kanë kontribuar secili sipas mënyrës së tij në fushën që mbulojnë.

Më poshtë janë edhe 13 emrat e sugjeruar, ku gjithësecili nga ju mund të votojë personazhin e preferuar dhe më i votuari do të shpallet "Personazhi i Vitit 2019".

Votimi nis prej ditës së sotme dhe do të mbyllet në ditën e fundit të vitit, 31 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi i sondazhit, i zgjedhur nga votat e gjithësecilit prej jush.

Personazhet e propozuar nga ju për titullin "Personazhi i Vitit 2019"

Dilaver Nelaj – Shqiptari me numrin më të lartë të protestave individuale në vend.

Elvis Naçi – Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme.

Edi Rama – Kryeministri unik i cili duhet marrë shembull nga liderët e Bashkimit Europian.

Arbër Hajdari – Drejtuesi i respektueshëm i Fondacionit "Fundjavë Ndryshe", megjithëse më i ri se të tjerët, ka mbledhur shumë fonde për të prekurit nga tërmeti.

Marin Mema – Gazetari patriot i cili ka rifreskuar kujtesën e shqiptarëve dhe bashkë me Marko Kepin mblodhi shumë fonde për pasojat e tërmetit.

Luljeta Bozo – Inxhinierja e mirënjohur shqiptare, profesoreshë në fushën e saj.

Bebe Rexha – Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur botërisht, e cila dhuroi 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti dhe shumë dashuri duke i takuar ata nga afër.

Sadak, qeni i Policisë së Kosovës – Heroi katërputrosh i cili me aftësitë e tij shpëtoi nga rrënojat e banesave disa shqiptarë.

Lutfi Kastrati – Protestuesi simbol i qëndresës historike 1-vjeçare me banorët e Astirit

Neritan Licaj – Aktori i mirënjohur shqiptar, aktivist dhe mbrojtës i shoqërisë, i njohur për zërin kritik ndaj qeverisë.

Taulant Kopliku – Gazetari investigativ i emisionit Le Iene, falë përpjekjeve të të cilit u bë i njohur për italianët dhe jo vetëm, rasti i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha i burgosur në kampin sirian.

Arba Kokalari – Mbesa e Musine Kokalarit, deputetja e parë shqiptare pjesë e Parlamentit Evropian.

Halil Kastrati – Imami i njohur nga Kosova, një prej figurave më të lartësuara për kontribute të mëdha tek të varfërit.

*Votën tuaj mund ta lini në butonin e shënuar në fund të çdo lajmi*

MUND TË VOTONI KËTU ME NJË KLIKIM!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit