Problemet me linjat e udhëtimit vazhdojnë të jenë një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, të cilët shpeshherë përballen me situata nga më të turpshmet që kompanitë përkatëse krijojnë.
Një rast, cili mund të cilësohet si skandaloz i ka ndodhur një qytetari me kompaninë e njohur të fluturimit Turkish Airlines, shërbimi i të cilës ofrohet nga AIR ALBANIA në Shqipëri.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, një qytetar i cili kishte prerë biletën për në Dusseldorf të Gjermanisë, me kalim tranzit nga Turqia ka mbetur i shtangur nga kushti që kompania turke kishte.
Qytetari niset nga Tirana për në Stamboll dhe në pritje për të marrë avionin për në Gjermani, ai nuk lejohet që të fluturojë me linjën të cilën kishte prerë biletën.
Arsyeja ishte që bileta e kthimit nuk ishte prerë me kompaninë Turkish Airlines. Vërtet e pazakontë, e çuditshme dhe e turpshme, pasi çdokush zgjedh linjën e udhëtimit që do.
Pikërisht për këtë qytetari ka shkuar të ankohet në sportelet e kompanisë. Për pasojë, qytetari është kthyer mbrapsht për në Tiranë, pasi bileta që mund të priste nga kjo kompani, kushtonte 1500 euro.
Ai shprehet se problemin e ka pasqyruar në të gjitha faqet që Turkish Airline disponon dhe e ka quajtur këtë një vjedhje të hapur.
Qytetari denoncon: