Vetëm për show e propagandë, gazetari: KM rrezikoi jetën e dy fëmijëve teksa po i transportonte për në shkollë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.12.2019, 13:03

Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kyeministri Edi Rama po përdor fëmijët e prekur nga tërmeti për show dhe propagandë.

Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi në faqen e tij në Facebook imazhe në të cilat dallohej se po dërgonte në shkollë me makinën e tij të blinduar, Aurelin dhe Alesion, dy fëmijë të prekur nga tërmeti.

Gazetari shprehet se me veprim Rama jo vetëm që ka bërë propagadë, por edhe ka vënë në rrezik jetën e 2 fëmijëve, pasi ata po udhëtojnë në prani të kreut të qeverisë pa rrip sigurimi.

Potimi i plotë i gazetarit:

Papergjegjshmeri totale!! Vetem per show dhe propagande KM rrezikoje jeten e dy femijeve teksa po i transportonte per ne Shkolle! Mire qe i rrezikoje jeten por edhe nuk e vrasin mendjen se cfare thote ligji apo Kodi Rrugor! #Zbatim i ligjit sipas standarteve te propagandes! Ketu po rendise fjalen e ish-drejtorit te policise rrugore ne Tirane dhene ne media ne momentin e ndryshimit te Kodit Rrugore dhe evidentimit te rasteve te udhetimit te femijeve me makine pa ules (sediljen extra) e rrip sigurimi! “Nese një fëmijë konstatohet pa pajisjen fiksuese (ulse per femije) apo pa rripin e sigurimit atëherë përgjegjësia bie mbi personin përgjegjës që mund te jetë gjithashtu drejtuesi i mjetit. Dhe nëse është drejtuesi i mjetit, përvec masës me gjobë këtij të fundit i pezullohet edhe leja e drejtimit për një periudhë nga 6-12 muaj. Gjoba është e njejte nga 5000-15.000 Lekë te reja”!!’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit