“Konviktet po shemben për koncesionin e kampusit”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2019, 12:53

Nga Klodian Tomorri

Risultato immagini per klodian tomorri"

* Fatkeqësitë dhe dhimbjet e shumicës janë mundësi përfitimi për një grusht njerëzish. Në shumë raste, ky është thelbi i fatkeqësive natyrore.

Kur cikloni Nargis goditi Mianmarin e qeverisur nga Junta ksenofobe, gjeneralët shpallën mijëra hektarë toka të fermerëve, si të infektuara dhe më pas i morën vetë. Në Neë Orleans, kompanitë e mëdha të ndërtimit shfrytëzuan uraganin Katrina për të nxjerrë të varfrit nga banesat publike, ku ngritën kullat gjigande. Në Tiranën e pas tërmetit po ndodh e njëjta gjë.

Në 8 dhjetor fadromat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës zbarkuan në Qytetin Studenti për të prishur disa godinat e familjarëve me preteksin se janë dëmtuar nga tërmeti. Duke shfrytëzuar shokun psikologjik dhe tulatjen e qytetarëve nga tërmeti, ndërtesa e parë që u shemb përdhe ishte ajo me numër 15. E njohur ndryshe si godina e Lirisë, për shkak se aty u themelua Partia Demokratike dhe lindi pluralizimin politik në Shqipëri, ishte e para që u shemb përdhe.

Pas saj rruspat u vërsulën me radhë edhe tek dy godina të tjera, 18-a dhe 19-a. Në të treja godinat banojnë familjarë dhe pamjet e transmetuara nga media tregojnë se të paktën, në dy prej tyre tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, e jo më t’i kishte bërë ato të pabanueshme dhe të rrezikshme për qytetarët. Atëherë pse Bashkia dhe Qeveria nxituan për të shembur ndërtesat dhe për të nxjerrë jashtë familjet? Përgjigja është e thjeshtë. Pas prishjes së godinave qëndron plani për një koncesion. Ai i kampusit Universitar. Për të njëjtën arsye në Kamëz, tritoli po shemb 10 ndërtesa familjarësh.

Në qeveri, vendimi është marrë sakaq. Kampusi i ri universitar do të ndërtohet me PPP, përmes një skeme që tashmë njihet. Fillimisht privati e ndërton me paratë e veta dhe më pas qeveria apo bashkia e shlyen me këste për disa vjet.

Kjo tashmë është pranuar edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili dy ditë më parë deklaroi: Siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës

Koncesioni pritet të miratohet shumë shpejt. Fillimisht qeveria do të ngrejë një grup pune, që do të përgatisë modelin e kontratës dhe më pas do të vijohet me nënshkrimin e saj. Tani mbetet për t’u parë vetëm se cili është ndërtuesi i piketuar për kontratën e majme të Kampusit. Pas Kampusit, e kanë radhën edhe dy koncesione të tjera. Ai i Akademisë së Arteve dhe ai i Akademisë së Policisë.

Pas çdo dhimbjeje, mbin një koncesion dhe skema është gjithmonë e njëjtë. Del një projekt biznesi, i cili qytetarëve u propagandohet si shpëtimtar, por që në të vërtetë kanalizon fonde publike në llogari private, shpesh me procedura ekstraligjore. Dhe ky është aplikimi ekstrem i doktrinës së shokut dhe kapitalizmit të katastrofave. Arkitekti qëndron atje lart.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit