Tepër e rëndë është ngjarja që ka ndodhur vetëm disa ditë më parë në Librazhd, ku një çift, burrë e grua, të sapokurorëzuar, u gjetën me shumë pak shenja jete në dhomën e tyre të gjumit. Bëhet fjalë për Olsi dhe Rezarta Hajdarin.
Ata ishin martuar të dielën që lamë pas, ndërsa 5 ditë nga dasma, mamaja e Olsit e gjeti të birin duke nxjerrë shkumë nga goja, në gjendje kritike për jetën, ndërsa nusen e tij, të vdekur, në shtratin e tyre. Ata iu drejtuan me urgjencë spitalit, ku Olsi u mbajt nën vëzhgim për disa ditë, deri sa doli nga gjendja e rrezikut.
Ai ka folur për mediat teksa bën me dije se lajmin e rëndë për vdekjen e Rezartës ia ka dhënë xhaxhai. Olsi tregon gjithashtu se nuk mban mend çfarë ka ndodhur, duke qenë se pasi kanë ngrënë darkë, kanë mbushur një mangall me prush e më pas janë shtrirë për të fjetur.
Djali shprehet:
Nga ana tjetër, nëna e Olsit u bën thirrje medias që të pasqyrojnë këtë çështje ashtu siç është, të mos hedhin dyshime të kota, edhe pse familjarët e Rezartës dyshojnë që të bijën e kanë helmuar.