Mëngjesin e sotëm rreth 800 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh janë ngritur në protestë.
Ata thonë se janë ngritur në protestë, pasi kanë katër muaj si të papunë dhe dy muaj nuk kanë marrë pagat që u premtuan administratorët.
Kujtojmë këtu se uzina e Ballshit nuk punon që prej katër muajsh, ndaj edhe punëtorët kanë që prej shtatorit pa punë.
Sipas tyre Uzina e Ballshit ka ndaluar punën për shkak të mungesës me furnizim me lëndë të parë nga kompania nxjerrëse e naftës “Bankers” .
Punëtorët thonë se nuk e dinë se di do u shkojë halli, pasi askush nuk po u jep një përgjigje.