Gjyqësori është vlerësuar si shtyllë me rrezik të madh nga ndikimet korruptive dhe impaktet tjera. Prandaj, bartësit e funksioneve në këtë fushë (gjykatësit dhe prokurorët), do të jenë nën përcjelljen e Komisionit shtetëror për ndalimin e korrupsionit.
Kështu është deklaruar për mediat maqedonase kryetarja e këtij Komisioni, Biljana Ivanovska, shkruan JOQ.
Kontrolli i pronës që posedojnë gjykatësit dhe prokurorët, do të jetë detyrë e re e Komisionit shtetëror.
Komisioni shtetëror ka kërkuar ndihmë nga të gjitha institucionet për zbatimin sa më të suksesshëm të kësaj mase.