Pallatit i është vënë shiriti por banorët vijojnë të jetojnë aty, invalidi: Po fle në hyrje të godinës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2019, 10:19

Në qytetin e Laçit janë shpallur rreth 80 pallate të pabanueshme. Edhe pse u është vendosur shenja e kuqe, në to vijojnë të qëndrojnë qindra njerëz. Ata janë të vetëdijshëm se po rrezikojnë jetën, por janë të detyruar të qëndrojnë në banesat e tyre të shkatërruara, pasi askush nuk u ka siguruar vendstrehim.

Ded Stojani qëndron në një krevat në hyrjen e pallatit ku jeton, në lagjen nr.2 të qytetit të Laçit. Ai është invalid i nivelit të parë, pasi si pasojë e masës së lartë të diabetit, 15 vite më parë i ka prerë të dyja këmbët.

Siç mëson “Panorama”, pallati në të cilin ka jetuar i vetëm 55-vjeçari është shpallur i pabanueshëm, pasi ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Që prej asaj dite, Stojani është larguar nga banesa ku ka jetuar, por që askush nuk i ka ardhur në ndihmë për t’i ofruar një vendstrehim.

Ai thotë:

Pas tërmetit jam larguar nga banesa ku kam jetuar prej vitesh. Ka pësuar dëmtime i gjithë pallati dhe është shpallur i pabanueshëm. Qëndrimi aty është shumë i rrezikshëm. Në këto kushte, 10 ditë kam qëndruar te një shok i imi, por tani jam larguar nga aty. Prej dy ditësh, kujdestarja ime ka marrë një krevat dhe jam vendosur në hyrje të pallatit dhe këtu po qëndroj. Unë jam i paralizuar dhe lëviz vetëm me karrocë. Kam kërkuar vendstrehim dhe askush nuk më kë ardhur në ndihmë. Ka shkuar kujdestarja ime disa herë te bashkia, por nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.

Në këto kushte jam detyruar të qëndroj në hyrje të pallatit, pasi të hyj në banesë, të cilën e kam në katin e 3-të, kam frikë sepse rrezikon të shembet. Këtu është shumë ftohtë, por nuk kam çfarë të bëj, s’kam ku të shkoj tjetër”.

Kunata e invalidit, e cila është edhe kujdestare e tij, tregon se po haset në vështirësi të shumta për t’i ardhur në ndihme 55-vjeçarit, teksa shton se problemin ia ka prezantuar edhe Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës që ai zhvilloi paraditen e së shtunës në qytetin e Laçit.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit