Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra familje kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan.
Të shumta janë edhe banesat që janë shpallur të pabanueshme. Së fundmi raportohet se mëngjesin e sotëm ka nisur shembja e disa pallateve në Laç që u shpallën të pabanueshëm.
Po ashtu IKMT ka njoftuar se do të shemben të gjitha banesat të cilat janë shpallur të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për banorët.
Banesa që janë shpallur të pabanueshme janë shembur më herët në Durrës, Tiranë dhe zona të tjera.