Kapexhiu nxjerr imazhin e Ramës duke ‘gjuajtur me top’ median: Liria e shprehjes në rrezik

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.12.2019, 08:56

Aktori Bujar Kapexhiu njihet shumë edhe për karikaturat e tij. Në disa prej tyre ai ka ‘thumbuar’ hapur kryeministrin Edi Rama.

Këtë herë Kapexhiu ka bërë një karikaturë, ku shikohet kryeministri Edi Rama, i cili gjuan me top drejt medias. Këtë karikatirë Kapexhiu e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

Krahas kësaj karikature ai ka shkruar:

Liria e shprehjes në rrezik. Dy projektligje të iniciuara nga qeveria Rama si “paketa antishpifje” synojnë të vendosin nën kontroll mediat online. Edhe pse janë kundërshtuar fort nga organizatat e gazetarëve dhe nga organizmat ndërkombëtarë, ligjet po shkojnë drejt miratimit në Kuvend. Pse kryeministri kërkon me ngulm krijimin e Zyrës së Censurës? A krijon kjo premisat për rrëshqitje në autoritarizëm dhe sa rrezikon liria e fjalës?’’

Kujtojmë këtu se kryeministri Rama ka propozuar si ‘Paketën antishpifje’. Kritikat kanë qenë të shumta, kundër kësaj nisme, shumë gazetarë shprehen se nëse kalon me datë 19 dhjetor në Kuvend Shqipëria do të jetë një vend ku media është e censuruar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit