Vodhi 88 mijë dollarë në bankën ku punonte, u zbulua nga policia pasi pozoi me paratë në rrjetet sociale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.12.2019, 02:13

Postimi në rrjetet sociale i ka bërë "gjëmën" një ish-punonjësi banke në SHBA, që kishte vjedhur më shumë se 88 mijë dollarë nga banka ku ishte punësuar.

Arlando Henderson, u arrestua nga FBI në 4 dhjetor pasi dyshohej si autori i grabitjes.

Sipas një deklarate të Zyrës së Prokurorisë në Karolinën e Veriut, raportohet se 29-vjeçari kishte akses në kasafartën e bankës.

Referuar hetimeve nga prokuroria, rezulton se Henderson vodhi para nga depozitat e bëra nga klientët e bankës në kasafortë në të paktën 18 raste në vitin 2019.

Gjithashtu ai dyshohet se depozitoi disa prej tyre në një ATM.

Autoritetet thonë se 29-vjeçari i përdori paratë e vjedhura për shpenzimet e tij personale, dhe për të blerë një automjet luksoz. Sipas deklaratës së prokurorisë, me paratë e vjedhura, ai bëri një pagesë 20 mijë dollarë për të blerë një Mercedez Benz të 2019, ndërsa për pjesën tjetër të parave, mori një kredi nga një bankë tjetër.

Në aktakuzën e prokurisë dhuhet ndër të tjera se:

Ai e bëri këtë duke siguruar informacione të rreme dhe dokumente të falsifikuara, përfshirë deklaratat e falsifikuara të bankave’.

Krimet e Henderson u zbuluan pasi ai vendosi të ndante "pasuritë" e tij të reja në rrjetet sociale. Në disa postime në Facebook dhe Instagram, 29-vjeçari postoi disa foto ku mban në duar shuma të mëdha parash dhe duke pozuar para veturës së tij të re.

Mbi të rëndojnë dy akuza për mashtrim të institucionit financiar, 19 akuza për vjedhe, përvetësim dhe keqpërdorim dhe 12 akuza për regjistrime falas. Ai mund të dënohet deri në 30 vjet burg dhe 1 milion dollarë gjobë.

29-vjeçari është akuzuar gjithashtu për pastrim parash të transaksioneve, i cili mbart një dënim prej 10 vjet burg dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit