E tallnin në shkollë se ishte i dobët, i riu shndërrohet në bodybuilder dhe u “kyç gojën” të gjithëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.12.2019, 00:50

Një i ri që dikur e tallnin për trupin e tij të dobët, i ka lënë të gjithë gojëhapur me transformimin e tij fizik.

Në vetëm tre vjet, 22-vjeçari bullgar, Ilia Tsikov u transformua në bodybuilder.

Gjatë viteve të adoleshencës të hershme, ai u përball me tallje dhe ngacmime nga bashkëmoshatarët e tij, gjë e cila shkaktoi uljen e vetëbesimit të tij.

Ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 12-vjeçare.

Kur ishte 16-vjeç, ai nisi të stërvitej. Ilia kursente çdo ditë paratë në mënyrë të fshehtë, ndërsa në plan kishte si të transformonte trupin e tij në të ardhmen, nga një fizik i imët në një "bishë" të vërtetë.

Ai tregoi se për shkak se ishte bërë objekt talljeje në shkollë, nisi ta urrente veten, duke u izoluar nga bota reale. Ai gjente ngushëllim duke luajtur video-lojëra në dhomën e tij për orë të tëra.

Kur prindërit e tij e morën vesh atë që po bënte, hapën një llogari kursimi pa i treguar djalit të tyre dhe më pas ato para ia dhanë Ilias.

Pas marrjes së vendimit për të ndryshuar trupin e tij, Ilia filloi palestrën intensivisht. Pas vetëm tre muajsh, ai nisi të shihte ndryshime të dukshme në trupin e tij dhe u bë më i motivuar për të ndjekur këtë "rrugëtim transformues".

Ai u shpreh:

Hapi i parë që bëra ishte fillimi i të qënit i sinqertë me veten time, se si dukem dhe ndjehem. Unë isha një adoleshent i dobët, i cili nuk kisha besim, as vetëvlerësim, as miq, nuk kisha asnjë të dashur – asgjë. Unë kam qenë stereotipi që do të kthehesha në shtëpi nga shkolla dhe do të luaja video lojëra për tu izoluar nga bota reale përreth meje, të cilën e urreja sepse e urreja veten time. Pasi fillova të jem i sinqertë me veten time, u angazhova që të mos jem më një "viktimë" në shkollë, të cilën e kanë bërë objekt tallejeje. Unë e përdora atë zemërimin si lëndë djegëse për të ndërmarrë veprime dhe dola jashtë dhe fillova të bëj ushtrime fizike pa u ndalur asnjë ditë. Tre muaj pasi nisa palestrën, fillova të ndjehem mirë me veten. Oreksi im u rrit dhe fillova të shtoja në peshë. Ndryshimet fizike që pësova në palestër më motivuan."

Ilia shpreson që të jetë një shembull për shumë të rinj të cilët e ndjekin në rrjetet sociale dhe që kanë patur një të kaluar të vështirë si ai. 22-vjeçari numëron mbi 36 mijë ndjekës në Instagram.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, transformimi fizik i Ilias është vërtetë mbresëlënës!

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit