Një aksident mes trenit dhe një veture është shënuar në orën 19:50 në fshatin Sllatinë.
Nga aksidenti ka pësuar lëndime vetëm ngasësi i automjetit, në të cilin pos tij ishin edhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve të mitur.
Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovë, të cilët kanë dhënë edhe detaje, raporton JOQ Kosova.
“Ju njoftoj se me datë 15.12.2019 rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit, Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës.