Kryeministri e pezulloi nga detyra, Malaj: Shoku Rama, ke harruar se ‘pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2019, 23:40

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, emri i të cilit u propozua nga qeveria për shkarkim nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë me vendim të Ramës, ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të jetë në Komisionin Parlamentar për t'u pyetur për këtë çështje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malaj paralajmëron se do ta fitojë të drejtën e tij deri në Gjkatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ish-deputeti socialist ka publikuar një video ku shihet Rama, për të cilën shprehet se ballafaqimin moral dhe profesional e ka fituar përherë.

Reagimi i plotë:

Te nderuar kolege, nesër ne orën 10.00 jam thirrur ne Komisionin parlamentare te ekonomisë te Kuvendit te Shqipërie, per tu pyetur dhe per te pyetur rreth propozimit per shkarkim te bere personalisht nga Rama. Do te jem aty per te mbrojtur jo një karrike por pavaresine reale te BSH, pavarësi e cila ka qe nga 15 korriku 2019 qe është cenuar nga propozimi dhe zvarritja e kërkeses se 28 deputeteve te cilët me shpifjet e tyre kane cenuar pavaresine reale te një anëtari te KMBSH.

Ne te gjitha angazhimet e mija 27 vjeçare midis lirisë dhe karrigeve kam përzgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lire,

Keto janë liri themelore dhe te mbrojtura me kushtetute qe nuk cenohet nga asnjë status tjetër publik e shkencore,

Ballafaqimin moral dhe profesional sic vlerëson z. Rama ne minutat 4-5 te kësaj video e kam te fituar perhere,

Kryeministri Rama me pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon – gjithë pushtetet ne një dore, por harrojne qe historia politike qindra vjeçare ka vërtetuar aksiomën se : “Pushteti absolut korrupton ne mënyre absolute”.

Ballafaqimin ligjore pa dyshim qe do ta fitoj, po qe e nevojshme deri ne Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Ky është shërbimi im ndaj vendit tim kundër mentaliteteve qeverisëse jo demokratike apo ne kufijtë e neo-diktaturave, qe sipas studiuesve është një kërcenim real ne rritje sidomos ne disa vende te Evropës ish komuniste.

Banka e Shqipërie është institucion kushtetues dhe pavarësia reale e saj nuk mund te cenohet nga qejf-mbetjet personale te askujt,

Ju falënderoj nga zemra per mbështetjen dhe inspirimin tuaj te përhershme.

Mirënjohje Arbeni

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit