Dr. Hasani nga Kumanova ligjeron krahë traumatologëve më të njohur botëror

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.12.2019, 23:29

Mjeku shqiptar nga Maqedonia e Veriut, qyteti i Kumanovës, Ilir Hasani, po shëndrrohet si një ambasador i popullit tonë nëpër botë. Profesionalizmin i tij tashmë po konfirmohet edhe nga organizata më relevante mjekësore botërore Asociacioni Ndërkombëtar i Kirurgëve Ortopedë dhe traumatolog (SICOT).

Javën që shkoi dr. Hasani ka qenë i ftuar nga SICOT që krahas emrave më të njohur të traumatologëve dhe ortopedëve botëror, të ligjeroj edhe ai.

“Me ftesë të SICOT kam ligjeruar në kongresin e saj në Oman. Jam prezantuar me punimin shkencor ‘Politrauma – kirurgu i përgjithshëm apo eksperti’. Në këtë punimi unë trajtoj një problem të madh shkencor dhe praktik, që është politrauma. Trajtimi i politraumës është shumë kompleks ku ngërthen shumë degë të kirurgjisë. Është dilemë botërore kush duhet të udhëheq ekipin që e trajton politraumën, një kirurg që është ‘gjeneralist’ që I njeh të gjitha lëmitë po jo në atë thellësi, ose duhet të udhëheqin të gjithë specialistët kush si të mbrri, gjë që është praktikë në shumë vende të botës. Në këtë punim, i cili do të jetë i publikuar në revistën më relevante të lëmisë tonë, unë tentoj të shpërbëj këtë dilemë”, tha për Kosovapost, dr. Hasani.

Dr. Ilir Hasani është një nga traumatologët më të njohur të rajonit, i cili njohurit dhe profesionalizmin e tij po ze vend në mjeksinë evropiane dhe atë botërore.

Paraqitjet e tij shkencore janë etabluar në revistat të njohura mjeksore. Hasani aktualisht vepron në Klinike e Traumatologjisë, Ortopedisë, Reanimacionit, Trajtimit intenziv dhe Qendrës urgjente pranë Spitalit Universitar Nëna Terezë në Shkup, klinikë të cilën e udhëheq vetë ai.

Ndërkaq ai veprimtarinë e tij profesionale e ka ushtruar edhe në disa spitale në rajon. Gjithashtu ligjëron në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tetovës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit