Është luajtur mbrëmjen e sotme ndeshja mes Fiorentinës dhe Inter, e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.
Pas eleminimit nga "Champions League", zikaltërit nuk kanë shkuar më tepër se një barazim 1-1 ndaj vendasve të Fiorentinës.
Të besuarit e Conte-s kaluan të parët në epërsi që në minutën e 8-të të pjesës së parë me anë të Valeros.
Zikaltërit e ruajtën avantazhin deri në minutën e 92-të të ndeshjes, por Vlahovic uamohoi tre pikë të vlefshme duke barazuar shifrat.
Pas kësaj sfide, Inter dhe Juventus kryesojnë kampionatin italian me pikë të barabarta, 39 pikë secili, ndërsa Fiorentina pozicionohet në vendin e 13-të të klasifikimit.