Truproja i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, është përballur me një incident të pakëndshëm.
Siç shihet dhe në një video të dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, badigardi i Dakos rrëzohet keq në momentin që del nga makina.
Fillimisht nga mjeti luksoz tip "Range Rover del vetë ish-kryebashkiaku Dako dhe më pas del truproja e tij nga dera e pasme e makinës.
Por diçka shkon tmerrësisht keq për këtë të fundit, i cili humb ekuilibrin dhe përfundon i shtrirë me kurriz në asfalt.
Nëse videoja shihet me kujdes, duket sikur truprojën e ish-kryebashkiakut e shtyjnë nga brenda.