Misteri i helmimit të çiftit në Librazhd, Olsiani rrëfen mes lotëve se çfarë ndodhi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2019, 21:10

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, ku u raportua se çifti i sapomartuar Olsian dhe Rezarta Hajdari ishin helmuar dy ditë më parë në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Dy të rinjtë kishin kurorëzuar lidhjen e tyre 4-vjeçare në martesë një javë më parë, të dielën. 19-vjeçarja fatkeqësisht humbi jetën, ndërsa i shoqi asaj mundi t'i shpëtojë helmimit, por përfundoi në gjendje kome.

Ngjarja përmban shumë mister, pasi janë ende të paqarta rrethanat. Një nga pistat që po hetohet nga policia është ajo e helmimit me fostoksinë nga persona të tjerë, pasi u hodh poshtë informacioni paraprak që çifti mund të ishte vetëhelmuar.

Ndërkohë pas dy ditësh në gjendje kome, Olsiani ka mundur të ndërgjegjësohet gjatë ditës së djeshme.

Ai ka dhënë një intervistë për "Klan Plus" ku tregon se çfarë mban mend nga ngjarje e rëndë.

27-vjeçari tregoi se ata hëngrën darkë me familjen, morën një mangall me prush dhe më pas u shtrinë.

Mes lotësh, ai shprehet:

Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë."

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë momentet që përjetuan pas kësaj tragjedie në familjen e tyre.

Zonja Bukurie rrëfen:

Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (të shoqit) më paskan vdekur fëmijët i thashë."

Nga ana tjetër, daja e Olsit hedh poshtë mundësinë e ndonjë helmimi të mundshëm të çiftit. Megjithatë, ngjarja nuk është zbardhur plotësisht nga policia dhe rrethanat e saj mbeten mister.

Ai shprehet:

Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit