Iu mbyt gruaja dhe e bija në gropën me ujë, Elvis Naçi i dorëzon çelësat e shtëpisë së re Jetmirit dhe tre vajzave të tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2019, 20:28

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e 6 tetorit në fshatin Alarup të Pogradecit, ku nënë e bijë humbën jetën, pasi u mbytën në një gropë të mbushur me ujë.

Vajza 10-vjeçare, Elena Mazelli, ra aksidentalisht në gropë, ndërsa nëna e saj 35-vjeçare, Liri Mazelli hyri brenda për ta shpëtuar, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk mundi dot të dalë e gjallë.

Bashkëshorti i Lirisë, Jetmiri ka marrë një lajm të madh nga imami dhe bamirësi Elvis Naçi, i cili i dorëzoi atij çelësin e banesës së re në Pogradec.

35-vjeçarja që u mbyt së bashku me të bijën la pas bashkëshortin dhe tre fëmijët e tjerë.

Elvisi: Jetmir, je bërë babë e nënë, të paktën këtë çelës do hyjmë, të futemi pak në gëzim. Pas sprovave të mëdha ka gëzim. Ti mund të shkojë të punoje në Maqedoni apo Greqi, por këtë nuk do mund ta bëjë dot!

Jetmiri: Nuk kam fjalë, kjo është shtëpi shumë luksoze, pas rrënojës sime pashë një shtëpi shumë të saktë. Nuk kam fjalë nga emocionet. Vajza: Shumë faleminderit që ma realizuat ëndrrën time! Gjithmonë kam dashur një shtëpi të tillë!

Elvisi: Do të shikojmë mundësinë për të lidhur edhe një pension. Princeshat të jenë sa më rehat dhe me kushte shumë të mira. Ne na ke gjithmonë pranë. Tani tek ju të mbretërojë paqja dhe vajzat të bëhen bamirëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit