Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Fullqet të Klosit u regjistrua një plagosje me armë zjarri.
Mësohet se i plagosuri është 68-vjeçari Gëzim Zhuku, ndërsa ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tij.
I moshuari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se plagosja ka ndodhur me armë gjahu.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një plagosje aksidentale apo të qëllimshme.