Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si "Kryqëzimi i Patokut".
Mësohet se dy të plagosurit udhëtonin në të njëjtin automjet dhe ishin burrë e grua.
Ata janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në rrezik për jetën.
Një dëshmitar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet dy automjetet e përfshira në aksident.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.