Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës teksa po lëvizte.
Sic ka konfirmuar Policia e Kosovës, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton JOQ Kosova.
Prokuroria më pas ka njoftuar se Zharku dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur ishte kryetar i Kaçanikut lidhur me një pronë.
Sidoqoftë, deri tani as avokati i Zharkut e as dikush nga familja nuk kanë folur publikisht lidhur me këtë rast.
Ndryshe, Zharku ishte dënuar vite më parë me burg, mirëpo kishte ikur nga drejtësia derisa i kishte përfunduar dënimi.