Ligji për amnistinë, ja kush janë të burgosurit që përfitojnë nga lirimi për festa

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.12.2019, 08:28

Shtatë kategori të dënuarisht do të përfitojnë nga amnistia me rastin e festave të fundvitit. Sipas drafit final të Ministrisë së Drejtësisë, nga amnistia nuk do të përfitojnë personat që janë dënuar për akvititetet e paligjshme të lojërave të fatit.

Pas dy vitesh ndërprerje, këtë vit qeveria do të amnistojë disa të bugosur, duke i lënë në liri në prag të festive të fundvitit.

Abc News ka siguruar draftin final të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në të cilin janë parashikuar disa grupe të dënuarisht, që do të lënë qelitë javën e fundit të këtij viti.

Sipas ligjit, amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim deri në 2 vjet. Aministi përfitojnë edhe ata që janë dënuar me forma alaternative, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator të këtij viti, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu, do të lënë qelitë të dënuarit meshkuj që deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Do të amnistohen edhe ata që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë mbi moshën 60 vjeç.

Sa i përket femrave dhe të miturve, do të aministohen ato që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Të lira do të lihen edhe të dënuarat me burgim, të cilat deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet. Edhe të dënuarat që këto ditë janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, do të lënë qelitë e dënimit.

Një tjetër kategori që përfiton nga amnistia janë të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Për femrat dhe të miruarit ka edhe një përjashtim tjetër. Në pikën 8, të nenit 3 thuhet se femrave dhe të miturve, që nuk përfshihen tek kategoritë përfituese, u zbriten 1/4 e dënimit të mbetur, pavarisht kritereve ndalues. Përjashtohen vetëm ata janë përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Kriteri ndalues për të përfituar amnisti janë veprat penale për të cilat ata janë dënuar. Neni 4 të drafit ndalon lirimin e të dënurave për për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe veprat penale kundër pasurisë. Do të përjashtohen nga aminista edhe të dënuarit që janë kapur duke zhvilluar aktivitetin e lojërave të fatit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit