Një aksion blic është kryer mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku tre persona janë shoqëruar në polic. Aksioni është realizuar nga forcat RENEA në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së këtij qyteti.
Siç mësohet, tre persona janë arrestuar në lagjen e Licëve. Ata udhëtonin me një automjet tip “Mitsubishi” me ngjyrë blu me targa AA 579FG, në momentin e shoqërimit.
Një prej të ndaluarve është kushëri i Barush Bregut, i cili u arrestua nga RENEA në zonën e Komunës së Parisit në 4 Maj të këtij viti. Bregu është i dënuar më 4 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje.
Këta persona dyshohet se kanë qënë në kërkim nga DVP Shkodër. Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në zonën e Shkodrës është ndaluar dhe një tjetër person, Xhemiljano Ndou, të cilit pas kontrollit iu gjet lëndë narkotike. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.
Foto ilustruese