Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë gjatë natës që lamë pas.
Pas mesnate, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, janë rreth 7 lëkundje. Më e madhja ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18.
E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5. Të tjerat janë me një magnitudë më të ulët.
Lëkundje të shumta ka pasur edhe prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë. Kështu, gjatë këtyre orëve janë numëruar rreth 7 lëkundje, ku më e madhja ka qenë me magnitudë 3.4.
Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.