SKANDALI/ Kompleksi i njohur i pallateve ka dëmtime serioze, urdhërohet “arnimi” i të gjitha ndërtesave

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.12.2019, 23:44

Dëmet që la pas tërmeti i 26 Nëntorit janë tepër të mëdha, ku përveçse viktimave dhe të plagosurve, u dëmtuan qindra pallate dhe banesa private, çka ka bërë që mijëra familje të mbeten në qiell të hapur.

Mirëpo edhe në këto ditë të vështira, ku siguria duhet të jetë maksimale, pronarët e pallateve urdhërojnë që të nisin arnimet e mureve "sa për sy e faqe", edhe pse inspektimet nuk janë bërë ende.

Kështu është bërë në pallatet e larta të firmës Kontakt që pavarësisht dëmeve të mëdha pronari i firmës ka urdhëruar që gjithçka të fshihet dhe të duket se nuk ka ndodhur asgjë.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, nga një banor i pallatit, ndërtesa ka probleme serioze, pasi muri ka lëvizur dhe shumë tulla janë thyer, por rrezikun e madh, personat përgjegjës janë duke u munduar ta mbulojnë me të shpejtë, duke nisur riparimet.

Qytetari shprehet se dhe shumë pallate të tjera kanë ndjekur të njëjtën “strategji”, edhe pse cilësohen si më të mirët në kryeqytet, por që tashmë janë kthyer në ndërtesa vërtet të rrezikshme për banorët.

Pas tërmetit shumë pallate patën dëmtime serioze, duke nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve që bëhen.

Shumë shqiptarë shpenzojnë miliona lekë, madje shpesh herë zhyten edhe në kredi për të siguruar një shtëpi, por një e lëkundur e tokës shfaq talljen e ndërtuesve dhe pronarëve që fusin milona euro në xhep.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje! Ju lutem publikoni kete rast te paturp qe kompania Kontakt ne pronesi te Fatmis Bektashit autori i thenieve te pacipe “Kanadezet dhe Austriaket mahniten me cilesin e puneve ne shqiperi “ne lekundemi po nuk shembemi”. Ju lutem shikoni hipokrizin e trajtimit te demeve nga termetet te kompanis mashtruese ne fjale. Keto jane demet e katit te pare per te cilat nuk pranuam nderhyrjen e firmes por i zbuluam per te evidentuar problemin i cili duket qart se tullat jane thyer, muri ka levizur nga qendersia dhe eshte i rrezikshem per banoret qe mund te kalojne shkallet ne rast termeti. Keto jane pamjet e katit te dyte te cilat kane qen po te te njejtes permas me problemet e katit te pare por kompania hipokrite ne fjale thjesht i ka patinuar dhe lyer sa per te mbuluar problemet, dhe per te vazhduar reklamen e vet fallco dhe te shtirur. Per kete rast jane bere dhe shume ankesa te platforma e bashkqeverisjes por dihet cila eshte pergjigja dhe zgjidhja e tyre, injorimi total. Nga jshte nuk duken demtimet e muraturave sepse objekti eshte me kapot (veshje me polisterol) i cili nuk mundeson shfaqjen e problemeve te pallatit ne brendesi. Te fotot duken qe qart qe muret jane PA BREZ ANTISIZMIK, dhe me materjale te dobeta. Keto jane nderhyrjet e kompanis Kontakt te kati i pare para se ti hapnim per te par ku qendron konkretish problemi, ku duket qart se tullat jane thyer, murit i mungojne brezat antisizmik, eshte i ndertuar nga materiale te dobeta si dhe ka leviz nga qendersia. Po te gjitha pallatet e kompleksit Homeplan, Magnet dhe Eagle in flying kane pas te njejten tipologji problemesh dhe per te gjith kompania Kontakt po nderhyn ne kohe rekord sa per fasade. Edhe te pallatet e tjera jane po te njejtat problematika, por mjeshtri i ndertimit i ka lyer me bojen e tij cudiberese “ANTISIZMIKE” ne kohe rekord. Faleminderit"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit