Një aksident i frikshëm i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Teo Kurti, 53 vjeç ka mbetur viktimë pasi makina “Fiat Punto” që ai drejtonte është përplasur rëndë nga një "Audi Q8."
Gjithashtu është plagoset lehtë edhe drejtuesi i makinës tjetër. Zjarrfikësja e Astit ka ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë viktimën e mbërthyer në sediljen e shoferit.
Sipas miqëve që Kurti kishte në zonë, 53 vjeçari ishte një mik i të gjithëve, i përkushtuar ndaj punës dhe familjes. Ai kishte mbërritur në Monferrato në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe menjëherë ishte integruar në komunitet. Të shtunën e kaluar djali i tij i madh Andi, 27 vjeç, kishte marrë nënshtetësinë italiane. Viktima kishte jetuar prej disa vitesh në Otiglio ku ai punonte si murator..
Trupi i tij u transportua në morgun e spitalit Santo Spirito të Casale në dispozicion të gjyqësorit.