Një ditë pas humbjes 1:2 me Tiranën në derbin e kryeqytetit, presidenti i klubit të Partizanit ka shkarkuar trajnerin italian Franko Lerda.
Klubi i Futbollit Partizani njoftoi në faqen e tij zyrtare në facebook se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.
Franko Lerda e mori drejtimin e kampionëve në qershor, por në vijimësi ka pasur pakënaqësi dhe kritika për rezultatet e dobëta në ndeshjet e dy javëve të fundit.
Partizani ishte në kulmin e suksesit kur u mor në dorë nga Lerda. Me trajnerin Skënder Gega në krye, Partizani arriti të shpallej kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh.
Postimi i plotë i ekipit të Partizanit: