Shqiptari në Greqi në gjendje kritike për jetën, bashkëkombasi i tij bën thirrje të identifikohet: Kush e njeh?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.12.2019, 19:55

Një shqiptar i cili jeton në Greqi është përballur me një situatë të rëndë ditën e sotme. Teksa ai ka qënë duke kaluar në rrugë ka hasur një person të shtrirë në tokë, pa ndjenja, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Personi pa ndjenja është shqiptar gjithashtu, ndërkohë që qytetari Arian Blloshmi kërkon ndihmën e të gjithëve për të identifikuar këtë person.

Ai i bën thirrje çdo shqiptari që e njeh t’i vijë në ndihmë pasi mjekët në zonën e Kallamatës theksojnë se është në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari në gjendje të rëndë sipas informacioneve është pa dokumenta dhe prej kohësh ka jetuar në kushte të vështira.

Thirrja e Arian Blloshmit:

Pershendetje miqt e mi te dashur ju bej thirrje te gjithe shqiptarve apo te afmit e kitij personi qe kush e njeh apo e ka baba xhaxha apo daje apo njerin e tyre... Te paraqiten ne spitalin e tramumes ne Kallamata...qe ti vine ne ndim pasi ky person esht ne gjendje kritike per jeten kam kaluar rastesisht nga pilosi per ne kallamata dhe ne buzet te rruges ndodhesh ky person i shtrir per toke ne gjendje te mjerueshme per jeten,,, I bej thirrje Ministrise se jashtme dhe asaj te brendshme shqiptare te marrin menje here kontakte me qendren spitalore te kallamates per te mesuar per gjendje dhe jeten e keti personi pasi kemi te bejm me nji jeten njeriu/ Pasi ky person nuk dispunon as dekumenta ne shtetin grek si pas informacionin qe me dhan banoret dhe shqipetaret per rrethe kallamates ky person ishte ne meshir te zotit pa shpi pa uje pa buke dhe fletja e tij ishte ne bythe te ullirit Dhe nuk disponon as pasaport as leter indefikim.. Pasi kam kominikuar me mjeket e siptalit te kallamates konfirmuar se personi ne fjal esht ne gjendje kritike per jeten... Nese mundet te jete babai im dhe i joti vellai im apo i joti prandaj duhet ta ndimojm me sa mundemi Duhet te veproj me njeher ituticionet shtetrore shqipetare per ti ardhur ne ndim keti personi qe per momenti ndodhet ne duart e mjekve grek Me Lejoni te falenderoj orgjencen greke qe pasi mori tefonaten nga ana ime per ti ardhur ne ndime keti personi u gjenden ne korrekord pran keti personi.... Nese mundesh shperndaje dhe ti qe dikush nga te afmit e ketij ta shikoj...pasi qenka ne meshir te zotit dhe qenka i vetem...ketu ne greqi."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit