Liverpooli fitoi sot 2-0 ndaj Watford, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Premier League.
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri e nisi këtë takim nga minuta e parë dhe luajti për 70 minuta, kur u zëvendësua nga Alex Oxlade-Chamberlain.
Në vlerësimin e dhënë pas ndeshjes nga ‘Who Scored’, Shaqiri është vlerësuar me notën 6.4.
Më i miri i këtij takimi ishte padyshim Mohamed Salah, autori i dy golave për të kuqtë që kryesijnë bindshëm Premier Leaguen këtë sezon.